Pakistan, 9 te vdekur ne shperthimin e medresese

13/07/2009 10:55

Te pakten 9 persona kane humbur jeten ne nje shperthim te ndodhur ne nje medrese per femijet ne Punxhab te Pakistanit.

Lajmi behet i ditur nga burime te ndryshme zyrtare, sipas te cilave, nga shperthimi jane demtuar edhe disa shtepi ne fshatin qe ndodhet ne Pakistanin qendror. Shefi i policise lokale ka theksuar se shperthimi u shkaktua nga disa eksplozive te vendosur ne brendesi te nje shtepie.

Aktualisht numerohen rreth 60 te plagosur, por numri i tyre mund te rritet pasi mendohet se nen rrenoja ka ende njerez te gjalle.

Top Channel