Obama: Hetim tragjedise se talebaneve

13/07/2009 09:20

Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama ka deklaruar ne nje interviste ne CNN se ka urdheruar ekipin e tij te sigurise kombetare per te mbledhur te gjitha faktet e tragjedise me te burgosurit talebane ne Afganistan ne vitin 2001 ku mendohet se hetimet jane bllokuar nga administrate Bush.

“Me kane bere me dije se hetimet nuk jane kryer ne menyren e duhur, prandaj i kerkova stafit tim te mbledhe te gjitha te dhenat per te marre nje vendim me pas”, theksoi Obama ne intervisten e regjistruar ne Gane. Ne nentor te vitit 2001, pak dite para pushtimit te Kabulit, te pakten 1500 te burgosur talebane u ekzekutuan nga njerezit e Abdul Rashid Dostum, nje punonjes i CIA-s. Sipas New York Times, qeveria Bush ka penguar gjithmone nisjen e nje hetimi per kete ceshtje.

Po sipas gazetes prestigjoze, te burgosurit jane lene te japin shpirt ne disa konteniere, ndersa shume te tjere u ekzekutuan me arme zjarri nga njerezit e Dostum. Lider i minorances uzbeke, 55 vjecari Dostum eshte drejtues i Partise Komuniste dhe ai ka luftuar per shume kohe kunder muxhahedineve. Ne luftimet e vitit 2001, forcat e tij kane qene protagoniste ne pushtimin e Kunduzit.

Top Channel