Netanjahu therret Mazen per bisedimet e paqes

12/07/2009 12:00

Kryeministri izraelit, Benxhanim Netanjahu hedh hapin e pare drejt procesit te mundimshem te paqes me shtetit hebre dhe palestinezeve.

Ai ka kerkuar nje takim zyrtar me kreun e Autoritetit Palestinez, Abu Mazen. “Duhet te rinisim negociatat mes dy popujve”, eshte shprehur Netanjahu gjate mbledhjes se kabinetit qeveritar ne Jeruzalem.

“Popullsia palestineze ka te drejte te jetoje ne siguri, paqe dhe prosperitet. U bej apel drejtuesve te botes arabe qe te takohemi dhe te bashkepunojme sa me ngushte per kete ceshtje”, theksoi Netanjahu, duke nisur keshtu ne ere te re ne marredheniet mes dy popujve te lindjes se mesme qe ndodhen ne lufte prej me shume se gjysme shekulli.

Top Channel