Rapamicina, sekreti per nje jete me te gjate?

10/07/2009 09:50

Sekreti i jetetegjatesise? Ndoshta shkencetaret amerikane ia kane dale mbane ta zbulojne. Ata kane kryer eksperimente te shumta me nje substance qe gjendet ne Ishullin e Pashkeve ne Paqesor dhe qe mesa duket tek minjte funksionon shkelqyeshem, duke u zgjatur jeten deri me 38 %.

Ne zbulimin e publikuar ne revisten “Nature” shkencetaret shprehen optimiste per substancen e quajtur rapamicine, e cila ka treguar se ngadaleson procesin e plakjes pasi ajo forcon sistemin imunitar dhe ne kete menyre jemi me te mbrojtur edhe ndaj semundjeve te ndryshme.

Kjo substance eshte zbuluar qe ne vitet ’70 dhe eshte perdorur fillimisht nga pacientet qe kryenin transplante, ndersa aktualisht rapimicina perdoret si kure edhe nga te semuret me kancer. Sipas studiuesve nga Meini, Micigani dhe Teksasi, ilaci u eshte dhene minjve me moshe te madhe dhe u ka shtuar jeten 28 deri ne 38 %, por sipas tyre, efekti tek njeriu mund te jete edhe me i madh.

“E studioj plakjen prej 35 vjetesh por nuk kam pare asnjehere nje substance kaq premtuese ne ndalimin e moshes. Rapamicina mund te jete sekreti i rinise qe kemi enderruar gjithmone”, thote doktori Arlan Richardson.  

 

Top Channel