Pakistani: Kemi kontakte me Mullah Omar

10/07/2009 20:25

Burimet informative te ushtrise pakistanze u shprehen se jo vetem kane kontakte me liderin taleban Mullah Muhamed Omar por mund ta ulin ate dhe komandantet e tjere talebane ne bisedime me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

“Pakistani kerkon te luaje nje rol ndermjetes ne bisedimet mes SHBA-se dhe talebaneve dhe si shperblim kerkon mbeshtetjen e Uashingtonit per ceshtjet qe e shqetesojne me shume Islamabadin, sidomos situata dhe problemet me rivalen e vjeter, Indine”- tha zedhenesi i ushtrise pakistaneze Maj.Gen Athar Abas ne nje interviste per CNN.

Propozimi i Pakistanit mund te shqyrtohet si nje alternative nga administrate Obama per arritjen e nje marrevesjeje dhe pushimin e konfliktit disa vjecar.

 

 

Top Channel