Frika ndihet, ndersa ankthi nuhatet. Eshte gati e pamundur te fshehim ate ndjenje qe zakonisht para provimeve te rendesishme na paralizon.

Ankthin qe ne kemi, bashkefolesit mund ta kuptojne shume lehte edhe nese fjalet tona jane shume te qeta dhe arrijme te flasim mbi bazen e llogjikes. Kjo behet e ditur nga nje studim i publikuar ne “PLos One”, i udhehequr nga Bettina Pause, profesore ne Universitetin e Dyseldorf.

Duke analizuar sjelljen e 49 studenteve, kerkuesja ka arritur te tregoje se jo vetem kafshet arrijne ta kuptojne njera-tjetren edhe pa folur. Nepermjet mesazheve me perberje kimike qe qendrojne perkrah ndjenjave, gjithcka ndodh ne menyre te pavetedijshme pasi ne kete menyre ne dergojme sinjale te cilat nuk i kontrollojme dot.

Tek njeriu keto sinjale funksionojne deri ne perfeksion dhe nuk ndikohen aspak nga komunikimi verbal. 

 

 

Top Channel