Kerkon kredi? Ler shpirtin si garanci

08/07/2009 16:25

Kerkon te marresh kredi? Nuk eshte problem, vecse duhet te shesesh shpirtin. Kete garanci te cuditshme e kerkon nje shoqeri letoneze, e cila nuk do t’ia dije per krizen boterore, pasi nese i jep shpirtin si garanci, mund te marresh nje shume te hollash.

Kantora quhet shoqeria me qender ne Riga te Letonise, e cila jep 70-700 euro kredi me nje takse vjetore 365 %. “Ne huazojme para te verteta dhe nese shpirti eshte i shenjte per ata qe na kerkojne para, ne do t’i gjejme keto te holla per t’ua dhene”, thote nje perfaqesues anonim i kompanise, i cituar nga gazeta “Vesti Segodnia”.

Kantora nuk ka dhene asnje detaj per numrin e huazimeve, por kjo gje nuk u ka pelqyer autoriteteve fetare ne vend. Kardinali i kishes katolike, Janis Pujats ka bere te ditur se i ka kerkuar Ministrise se Brendshme nisjen e nje hetimi.

“Mund te behet fjale per nje sekt satanist dhe jo nje shoqeri kredie. Keto lloj shoqerish mund te shkaterrojne njerezit si nga ana materiale, ashtu edhe nga aspekti moral”, thekson ai.

Top Channel