Sarkozy,Iranit: Lironi shtetasen franceze

07/07/2009 15:30

Presidenti francez Nikolas Sarkozy kerkon lirimin e menjehershem te shtetases franceze te mbajtur te burgosur ne Iran qe me date 1 korrik.

Vajza 23 vjecare Clotilde Reiss e cila punonte si lektore ne Universitetin e Isfhahan eshte ndaluar ne momentin qe po largohej nga Irani per ne France me akuzen e spiunazhit, akuze kjo e cilesuar nga Sarkozy si “e fantazuar”.

Deklarata e shefit te Elizes vjen pas thirrjes se ambasadorit iranian ne Paris nga ana e Ministrise se Jashtme franceze ku i kane kerkuar shpjegime per arsyet e ndalimit te studiueses 23 vjecare ne Teheran.

Top Channel