Rritja e naftes rrezikon rigjallerimin

07/07/2009 09:10

Luhatshmeria ekstreme e çmimit te naftes gjate tetembedhjete muajve te fundit nuk ka dhene shenja stabilizimi, nderkohe qe çmimi eshte dyfishuar qe nga fillimi i ketij viti, pavaresisht ekonomise jashtezakonisht te dobet.

Destabiliteti i çmimeve te naftes dhe gazit po vene ne veshtiresi zyrtaret e qeverive dhe analistet, te cilet kane frike se nje luhatshmeri e tille mund te vendose nen rrezik rigjallerimin ekonomik boteror.

Ato po pengojne gjithashtu kompanite dhe konsumatoret, te cilet po perballen me efektet e koncesionit, ndersa perpiqen te parashikojne se sa mund te jete çmimi pas nje apo dy vjetesh.

Vrapimi i çmendur i naftes ndodhi gjate 12 muajve te fundit. Veren e kaluar, çmimet fluturuan ne 145 dollare per fuçi, ndersa rane ne dhjetor ne 33 dollare per shkak te krizes. Por qe nga janari, çmimi i saj eshte dyfishuar serish ne 70 dollare.

“Ta quash kete situate luhatshmeri ekstreme,= mund te jete jo teresisht e sakte”, – komentoi nje kompani ajrore. Kompania po perpiqet te mbroje veten nga luhatshmeria, por duket se nuk po ia del dot, gje qe e ka shtyre te mbaje çmime teper te larta per klientet, te cilet per pasoje udhetojne me pak.

“Eshte shume e veshtire te perdoresh logjiken ne nje situate te tille”, sipas eksperteve.

Ne total, asnje konsumator apo biznes nuk eshte ne gjendje te beje plane afatgjata per shkak se ecuria e çmimit i lendes djegese e ben shume te pasigurt jetesen. Per pasoje pasiguria ne ekonomi rritet dhe njerezit tentojne te mbrojne veten, duke ulur konsumin.

E gjithe ekonomia boterore mund te vuaje pasojat e kesaj situate, pasi fundi i krizes mund te vonoje dhe shenjat e rigjallerimit mund te jene jeteshkurtra.

Analistet jane te shqetesuar edhe per faktin se çmimet po behen te paparashikueshme. “Çmimi i naftes duket se nuk percaktohet me nga kerkese/oferta dhe nuk ndikohet nga kerkesa e dobet”, – njoftoi ne nje raport te vetin Deutsche Bank.

“Njerezit nuk e pelqejne nje luhatshmeri te tille, ata deshirojne te dine se sa do te jene kostot e tyre”, – u shpreh nje analist. Kompanite ajrore duket se do te jene me te goditurat nga kjo situate. Çmimet e tyre te percaktuara ne fillim te vitit, bazoheshin ne nje kosto karburanti shume me te ulet nga sa doli.

Top Channel