Londer, memorial per viktimat e 7 korrikut ‘05

07/07/2009 13:05

Familjare te viktimave te atentateve te 7 korrikut te 2005-es ne Londer jane mbledhur sot ne Hyde Park per te inauguruar monumentin e ngritur ne nder te viktimave.

52 persona humbjen jeten pasi dy atentatore vetevrases u hodhen ne ere ne metrote e metropolit britanik.

Princi i Uellsit, kryeministri Gordon Brown dhe kryetari i bashkise se Londres, Boris Johnson jane te pranishem ne ceremoni.

Te afermit e viktimave qe kane pare shtyllat metalike 3.5 metra te larta jane shprehur se ato formojne “haracin e duhur”.

Arkitekti Carmody Groarke kerkoi qe me vepren e tij te paraqiste menyren e rastesishme te humbjes se jetes, se si do te kishte qene per kedo qe do te kishte udhetuar me metro ate dite.

Groarke tha se gjate punes eshte konsultuar me familjaret e viktimave, ne menyre qe monumenti te ishte ashtu sic e donin ata.

“Kerkoi nje kohe te gjate per te percaktuar idete e simbolizimit te humbjes se jetes ne menyre individuale dhe kolektive”, eshte shprehur arkitekti.

Top Channel