Itali, shkaterrohet rrjeti kriminal ballkanas

07/07/2009 08:35

Policia italiane ne qytetin e Triestes ka shkaterruar nje organizate kriminale ballkanase, aktive ne trafikun nderkombetar te droges dhe te armeve.

Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave operacioni eshte mbyllur me 40 persona te arrestuar dhe 80 te tjere te hetuar ne gjendje te lire.

Sipas burimeve, operacioni u krye nga drejtoria e anti-mafias ne qytetin verior te Italise, ne bashkepunim me autoritetet policore sllovene dhe kosovare.

Burimet saktesojne me tej se permes ketij operacioni u shkaterrua nje strukture kriminale e degezuar ne vende te ndryshme evropiane.

Top Channel