Rama: Shqiperia s’eshte vendi per exit poll

28/06/2009 22:03

“Ky eshte nje moment historik, ku populli shqiptar po kerkon te marre vesh vendimin per zgjedhjet e sotme”.

Keshtu u shpreh kreu i Partise Socialiste, Edi Rama ne daljen e dyte te tij ne nje konference per shtyp,duke i kerkuar mediave qe te ndjekin procesin e transportimit te kutive te votimit dhe te mos perqendrohen te exit poll-et.

“Procesi vazhdon dhe askush nuk mund te na krijoje nje situate te pafavorshme duke nisur festimet pa u numeruar zyrtarisht votat”, u shpreh Rama.

Kreu socialist theksoi se eshte me interes perfundimi i fazes se dyte, ai i transportimit te plote te kutive te votimit.

“Shqiperia nuk eshte vend per exit poll-e. Rezultati i tyre sot nuk vlen”, tha Rama, duke i bere thirrje personave pergjegjes qe te vazhdojne te numerojne votat, pasi misioni i tyre eshte historik.

Top Channel