PS: Sondazhet ne media, qesharake

28/06/2009 22:03

Zedhenesja e Partise Socialiste, Armela Imeraj ka hedhur poshte per te dyten here rezultatet e sondazheve te publikuara ne media mbi procesin e sotem zgjedhor.

Ne nje deklarate per shtyp, Imeraj ka pohuar se sondazhet kane nje llogari te gabuar dhe ka theksuar se “ndryshimi historik” ndodhet ne kutite e votimit.

“Jemi te detyruar te riflasim per sondazhet. Ky eshte eksperimenti i gabuar ne vendin e gabuar. Mjaftojne 20% e njerezve qe s’pergjigjen per te permbysur keto rezultate”, ka deklaruar Imeraj.

Duke i cilesuar rezultatet e sondazheve si “qesharake”, zedhenesja eshte shprehur se PS nuk mund te beje komente te tjera per shkak se ne keto momente procesi ka nevoje per qetesi.

“Ne do te qeshnim me kete, por nuk mund te qeshim kur po transportohen kutite e votimit dhe kur ka nevoje per qetesi. Ndryshimi historik ka ndodhur dhe eshte ne kutite e votimit. Organizatoret e sondazheve te harrojne se populli shqiptar mendon ne menyre aq te cunguar sic jane exit poll-et”, ka shtuar Imeri.

Top Channel