Drejt mbylljes perfundimtare votimi

28/06/2009 20:30

Eshte mbyllur procesi i votimit ne Fier, nderkohe qe ne dy shtabet kryesore ka shenja ankthi ne pritje te rezultateve te para. Nuk ka festa dhe levizje neper qytet te militanteve, nderkohe qe ka nisur procesi i transportimit te kutive te votimit.

Nuk eshte shenuar asnje incident deri me tani.

Elbasan

Raportohet e qete situata ne Elbasan edhe ne keto momente te mbylljes pothuajse te te gjitha qendrave te votimit. Ka nisur po ashtu edhe transportimi i kutive te numerimit, ne KZAZ-te e Elbasanit.

Gjirokaster

Ka shkuar normalisht procesi i votimit ne Gjirokaster, nderkohe qe jane vene ne radhe punonjesit per dorezimin e kutive ne KZAZ-te e qytetit.

Vlore

Ka perfunduar procesi i votimit ne shumicen e qendrave te votimit. Po ende ka radhe votuesish neper qendra dhe pritet qe zgjedhjet te vazhdojne deri ne oren 21:00.

Korce

Situata eshte e qete dhe ka nisur procesi i dergimit te kutive ne tre qendrat e numerimit.

Shifrat zyrtare te pjesemarrjes se votimit ne rang qarku ka arritur ne nivelin e 51 perqindeshit.

Berat

Ne 298 qendrat te votimit te Beratit ka perfunduar procesi i votimit dhe ne KZAZ-te e qarkut kane mberritur kutite.

Ne Uren e Vajgurore kane votuar 55 perqind e zgjedhesve, ne Berat 50 perqind, ne Kucove 48 perqind dhe ne Skrapar 48 perqind e votuesve.

Shkoder

Situate e qete edhe ne Shkoder, pas perfundimit te votimit. Ne te gjitha qendrat eshte mbyllur procesi dhe kutite e votimit ndodhen thuajse te gjitha ne qendrat e numerimit

Top Channel