Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha ka dale ne nje konference per shtyp, ku ka pershendetur mbarevajtjen e procesit zgjedhor.
Duke vleresuar komisioneret per menaxhimin e zgjedhjeve, Berisha thekson se tani nis nje pune e veshtire per numerimin e votave, te cilat do te transportohen nga forcat policore prej zonave me te thella ne qendrat kryesore.
“Kam besim te policia e shtetit. Ne fushate ka patur zero implikim te forcave te rendit ne procesin elektoral. Shume prej tyre mund te kene mbetur pa votuar per shkak te detyres”, u shprh Berisha, duke i dhene ne kete menyre pergjigje atyre paralajmerimeve qe beri kandidati socialist, Ben Blushi, se pas ores 19:00 zgjedhjet ne dore i ka policia.
Berisha theksoi se numerimi do te jete me transparenti dhe me moderni qe eshte bere ndonjehere.
“Shpreh bindjen time se detyrimet e mbetura do te permbushen ne shkalle pergjegjesie dhe serioziteti”, theksoi Berisha, duke shtuar se ne keto zgjedhje nuk ka te humbur.
Kreu i PD-se ka ftuar qytetaret te presin rezultatin me maturi dhe durim, sepse sot fiton cdo shqiptar me projektin evropian.
“Pres me qetesi ne zyren time rezultatin deri ne oret e vona. Ftoj te gjithe qe te ndjekin kete rezultat”, u shpreh Berisha.
Top Channel