Serbia, aktpadi ndaj 17 ish-anetareve te UCK-se

26/06/2009 15:05

Prokuroria e Serbise ka ngritur aktpadi kunder 17 ish-pjesetareve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, te cilet akuzohen per vrasje, perdhunim dhe tortura ndaj civileve serbe.

Prokuroret pretendojne se te dyshuarit kane kryer mizori ne qytetin e Gjilanit, ne Kosoven lindore pas luftes se viteve 1998-1999.

Nente prej tyre jane arrestuar ne dhjetor ne rajonin e Lugines se Presheves, ndersa tete te tjeret jane ende ne kerkim.

Top Channel