Sejdiu: KFOR, faktor paqeje

26/06/2009 12:45

Presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu gjate nje takimi qe pati sot me komandantin e KFOR- it, gjeneralin italian Giuseppe Emilio Gay dhe pasuesin e tij ne kete detyre, gjenerali gjerman Markus Bentler, deklaroi se puna profesionale e trupave te inkuadruara ne vend dhe perkushtimi i institucioneve kane krijuar situaten e paqte ne Kosove.

Presidenti Sejdiu pohoi se KFOR-i eshte nje faktor shume i rendesishem i paqes, stabilitetit dhe sigurise jo vetem ne Kosove, por ne tere rajonin. Me kete rast, ai e vleresoi lart punen e suksesshme te gjeneralit Gay si komandant i KFOR-it.

Ndersa, gjeneralit Bentler presidenti i shprehu urimet me te mira per besimin e dhene qe te komandoje forcat e paqes ne Kosove, duke i garantuar perkushtimin e plote te institucioneve te vendit per bashkepunim te metejshem.

Top Channel