Ne Prishtine jane betuar sot, ne nje ceremoni te posacme ne seline e Presidences, gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese te Kosoves.

Te pranishem ne ceremoni pervec presidentit Sejdiu ishin edhe kryeministri Hashim Thaci, kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi, si dhe shefi i msionit civil, Piter Feith dhe ai i EULEX, Iv de Kermabon.

Presidenti Sejdiu deklaroi se Gjykata Kushtetuese e Republikes se Kosoves eshte nje institucion me peshe te vecante per vendin dhe qytetaret e tij.

Edhe zyrtaret e huaj e kane vleresuar ate si nje institucion te nje rendesie te vecante.

Top Channel