Rruga, axhenda pengoi pjesemarrjen e Thacit

25/06/2009 19:40

“Urime rruga”, ishin te vetmet fjale te kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci, ne pyetjet e gazetareve per mungesen e tij ne inaugurimin e rruges Rreshen-Klimash ne Shqiperi.

Kryeministri ka vazhduar me punen e tij te perditshme, nderkohe qe njoftohet se gjate dites se sotme nuk do te udhtoje per ne Nju Jork.

Nderkohe, zv.kryeministri Kuqi ka pergezuar autoritetet shqiptare per punen e bere. Duke thene se, mungesa e kryeministrit Thaci ne perurimin e autostrades Durres-Morine nuk ka ndodhur per shkak te lidhjes se kesaj ngjarjeje me fushaten zgjedhore te kryeministrit Sali Berisha.

“Falenderoj gjithe forcat politike ne Shqiperi dhe besojme se atje do te vendose vullneti evropian i qytetareve. Mungesa jone ka qene per shkak te angazhimeve ketu, por do te marrim pjese ne ceremoni te tjera”, ka deklaruar Kuqi.

Gjate mbledhjes se rregullt te qeverise, kryeministri ne fjalimin paraprak ka folur per ndalesen e ish-kryeministrit te Kosoves Agim Ceku nga autoritetet bullgare.

Kryeministri Thaci ka vazhduar me raportimin e javes, per viziten e presidentit Sejdiu ne Vlore, mirepo nuk ka dhene asnje detaj rreth mungeses se tij ne inaugurimin e rruges Rreshen-Klimash.

 

Top Channel