Gjykata e qarkut ne Qystendil te Bullgarise ka shtyre serish sot shqyrtimin e kerkeses per caktimin e paraburgimit prej 40 ditesh per ish-kryeministrin e Kosoves, Agim Ceku.

Lajmin e ben te ditur agjencia bullgare e shtypit “Fokus”, sipas te ciles shtyrja e seances eshte kerkuar nga gjyqtarja e ceshtjes, Sonja Kocova.

Nga ana tjeter, shton burimi, avokatet e Cekut kane paraqitur si argument per lirimin e tij letren e kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci, ne baze te te ciles Ceku gezon imunitet diplomatik, nje leter te Kombeve te Bashkuara qe tregon se ish-kryeministri eshte nen kompetencat e misionit te OKB-se, si dhe ftesen zyrtare qe i eshte bere atij per te vizituar Bullgarine.

 

Top Channel