Eshte liruar nga paraburgimi ish-kryeministri i Kosoves, Agim Ceku, i arrestuar dje ne Bullgari ne baze te nje urdherarresti te leshuar nga Beogradi.

Lajmin e ben te ditur agjencia bullgare e lajmeve “Fokus”, sipas te ciles gjykata e e qarkut ne Qystendil vleresoi se Ceku nuk ishte fajtor dhe per pasoje urdheroi lirimin e tij.

Vendimi i gjykates ka qene i papritur, pasi pak me pare trupi gjykues shtyu seancen ndaj ish-kryeministrit te Kosoves, gjate te ciles avokatet e tij paraqiten argumentet se ai gezon imunitet diplomatik dhe se vepron ne kuader te misionit te OKB-se.

Ne lirimin e Cekut dyshohet se ka ndikuar edhe presioni i madh i disa shteteve te Perendimit ndaj Sofies zyrtare.

 

Top Channel