Bogdanovic: Nuk e mbeshtesim bllokaden serbe

25/06/2009 18:25

Ministri serb per Kosoven, Goran Bogdanovic ka vizituar sot pjesen veriore te Mitrovices, ku ka deklaruar se Serbia nuk e mbeshtet bllokaden e bere nga banoret serbe ndaj misionit EULEX.

“Beogradi zyrtar nuk e mbeshtet bllokaden per te penguar misionin EULEX ne fushen e doganave, ne komunat Leposavic dhe Zubin Potok”, ka pohuar Bogdanovic.

Ndersa persa u takon zgjedhjeve lokale te 15 nentorit ne Kosove, ministri serb eshte shprehur se nuk ka ndermend te inkurajoje serbet qe te marrin pjese ne kete proces.

Top Channel