Vujanovic: Bashkepunimin me Kosoven

24/06/2009 12:15

Presidenti i Malit te Zi Filip Vujanovic gjate takimit me presidentin kosovar Fatmir Sejdiu ne Vlore ka shprehur gatishmerine e Malit te Zi per bashkepunim si dy shtete te pavarura me Kosoven.

“Mali i Zi eshte mik i Kosoves ashtu si dy popujt tane jane miq me njeri-tjetrin”- tha Vujanovic.
Me tej presidenti Vujanovic ka kerkuar nga qeveria e Kosoves te shqyrtoje ceshtjen e rikthimit te shtetasve kosovare qe jetojne ende ne Mal te Zi.

Takimi Sejdiu-Vujanovic u zhvillua ne Vlore ne kuadrin e takimit formal te organizuar nga presidenti Topi me presidentet e Ballkanit perendimor.

Top Channel