Sulmi ne Pakistan, 83 te vdekur

24/06/2009 11:15

Shkon ne 83 numri i personave te vdekur nga sulmi me rakete ne jug te Vaziristanit ne Pakistan.

Sulmi ka ndodhur ne fshatin e lindjes se liderit ekstremist taleban Bejtullah Mehsud ku rreth 200 njerez ishin mbledhur per funeralin e liderit tjeter taleban, Khozhwali i vrare pak kohe me pare, kur nje rakete ka goditur turmen duke lene mbi 83 te vdekur.

Zona ku ka ndodhur sulmi njihet si nje bastion i talebaneve dhe ne pak kohe aty jane ndermarre disa aksione me raketa nga ushtria amerikane  te cilat kane shkaktuar rreth 340 viktima.

Top Channel