Serbia kerkon ekstradimin e Cekut

24/06/2009 18:50

Ministria serbe e Drejtesise i ka derguar autoriteteve te Bullgarise nje kerkese formale per ekstradimin e ish-kryeministrit te Kosoves, Agim Ceku.

Ministrja e Drejtesise, Snezhana Maloviq ka deklaruar se pret qe autoritetet bullgare ne nje kohe sa me te shkurter t’i pergjigjen kerkeses se Beogradit.

Nderkohe, zevendesministri i Jashtem i Bullgarise, Lubomir Kucukov ka bere te ditur se Bullgaria po vepron sipas procedurave ne perputhje me detyrimet karshi Interpolit dhe se po vazhdon te mbaje kontakte me autoritetet ne Prishtine.

“Sot presim dokumentet mbi bazen e te cilave eshte bere kerkesa e Interpolit. Dokumentet nga ana e qeverise se Serbise do te prezantohen ne Gjykaten Supreme te Apelit dhe ne perputhje me te ne do te zbatojme ligjin”, ka pohuar Kucukov.

Qeveria serbe e kerkon ekstradimin e Cekut per shkak te akuzave te ngritura ne Gjykaten e Qarkut ne Nish, per gjenocid dhe per vrasjen e 669 serbeve ne Kosove ne vitin 1999.

Top Channel