Irani ndalon disa shtetas te huaj

24/06/2009 14:30

Autoritetet iraniane gjate protestave te dhunshme kane arrestuar disa shtetas te huaj, shumica e te cileve britanike.

“Disa njerez te lidhur me disa vende perendimore dhe me Izraelin kishin planifikuar sulme me bomba qysh para zgjedhjeve te 12 qershorit”- tha Gholamhossein Mohseni-Ezhei, Minister i Inteligjences iraniane.

“Britania dhe BBC ‘i hedhin benzine zjarrit’. Nje numer i madh personash me pashaporta britanike jane ndaluar mes protestuesve”- shtoi me tej Mohseni-Ezhei.

Qeveria iraniane ka akuzuar disa nga vendet perendimore dhe vecanerisht Britanine, per nderhyrje ne punet e brendshme dhe per nxitje protestash ne Teheran.

Pas kerkeses se Iranit drejtuar dy diplomateve britanike ne Teheran qe te largoheshin nga vendi te marten Britani deboi dy ambasadoret iraniane nga Londra .

Top Channel