Iran, Khamenei: Respektoni ligjin

24/06/2009 12:55

Udheheqesi shpirteror iranian ajatollah Ali Khamenei gjate nje takimi me anetaret e palamentit ne Teheran ka ritheksuar kerkesen e tij per respektimin e ligjit.

“Te gjithe duhet te respektojne ligjin. Sistemi islamik dhe populli nuk do te tolerojne ne asnje menyre perdorimin e dhunes”- tha Khamenei.

Deklarata e liderit suprem iranian i referohej protestave e dhunshme te njerezve qe kundershtojne rizgjedhjen e Ahmdinejad si president te Iranit.

Top Channel