Kryetari i partise AAK, Ramush Haradinaj ka deklaruar se forca e tij politike do t’u jape mbeshtetjen e saj veteraneve te UCK-se.

Deklaraten e tij Haradinaj e beri gjate nje takimi me Muharrem Xhemajlin, kryetar i Organizates se Veteraneve te Luftes.

Haradinaj ka theksuar se ish-anetareve te njesise luftarake u takon te jetojne me dinjitet dhe ka premtuar kontributin e tij ne kete drejtim.

“AAK ka nje vleresim te larte per kontributin e veteraneve te UCK-se, si ne lufte ashtu edhe ne procesin e ndertimit te shtetit. Eshte e domosdoshme qe statusi i veteraneve te luftes te jete i rregulluar me ligj”, ka pohuar Haradinaj.

Top Channel