Gruevski: Nuk ka pasur propozim per emrin

24/06/2009 16:05

Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski ka deklaruar sot se nga takimi i zhvilluar dje ne Gjeneve per ceshtjen e emrit nuk ka pasur propozime konkrete nga ndermjetesi i OKB-se, Metju Nimic.

Gruevski ka bere te ditur se ne takim jane shkembyer vetem mendime mbi detajet e procesit te negociatave, te nderprera per nje kohe te gjate.

“Negociatori jone, Jolevski mberrin sot ne Shkup. Ai me ka informuar ne menyre te pergjithshme, pa dhene detaje. Ai ka ssaktesuar se nuk ka pasur nje propozim konkret per emrin dhe se jane shkembyer vetem mendime mbi procesin e negociatave”, ka pohuar Gruevski.

Kryeministri ka rikonfirmuar lajmin per viziten e ndermjetesit te OKB, Metju Nimic ne Shkup, ne fillim te muajit te ardhshem.

Top Channel