Sarkozy: Jo ferexheve ne France

23/06/2009 09:00

Presidenti francez Nicolas Sarkozy ne nje fjalim te mbajtur perpara asamblese kombetare franceze denoi veshjen e ferexheve nga femrat muslimane duke e quajtur ate veshje perbuzese dhe servilizmi per femrat.

“Problemi i ferexheve nuk eshte nje problem fetar. Me shume eshte nje ceshtje per lirine dhe dinjitetin e femres. Ky nuk eshte nje simbol fetar. Eshte nje simbol servilizmi dhe une dua ta them ne menyre solemne qe ferexhete nuk jane te mirepritura ne France”- tha presidenti Sarkozy.

Deklarata e presidentit francez vjen pas kerkeses se disa ligjvenesve franceze per ndalimin e ferexhese ne France.

Top Channel