Netanyahu: Regjimi iranian po shtyp popullin

23/06/2009 17:30

“Regjimi iranian po shtyp popullin e tij. Ne keto dite po shohim natyren e vertete te regjimit dhe jam i sigurt se ne Uashington po e ndjekin me vemendje situaten”.

Keshtu ka deklaruar kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu lidhur me Iranin dhe raportin e ketij shteti me SHBA.

“Do te kundershtohen ato forca qe kercenojne paqen, sic eshte sjellja agresive dhe e dhunshme e Iranit”, ka pohuar Netanyahu.

Lidhur me manifestimet qe po zhvillohen ne Teheran pas zgjedhjeve, kryeministri ka theksuar se, “kurajoja e popullit iranian per lirine eshte dicka qe meriton vemendjen e popujve te lire”.

Top Channel