Iran, nuk ka anulim zgjedhjesh

23/06/2009 10:45

Keshilli i Gardianeve, organi mbikqyres per mbarevajtjen e zgjedhjeve ne Iran hodhi poshte cdo mundesi per anullimin e zgjedhjeve te 12 qershorit.

“Fatmiresisht ne nuk kemi hasur asnje prove domethenese qe tregon manipulim apo parregullsi ne zgjedhjet presidenciale. Keshtu qe nuk ka asnje arsye perse keshilli te vendose anullimin e zgjedhjeve. Parregullsite qe kane ndodhur perpara dites se zgjedhjeve nuk jane objekt hetimi per Keshillin e Gardianeve ”- tha zedhenesi per shtyp i keshillit Abbas Ali Kadkhodaei.

Kerkesa per anullimin e zgjedhjeve ne Iran u paraqit nga kandidatet opozitare te Ahmedinejad ne zgjedhjet e 12 qershorit.

Top Channel