Aksidenti hekurudhor, 9 numri i viktimave

23/06/2009 04:55

Ka shkuar ne 9 numri i viktimave te perplasjes se dy trenave ne metron e Uashingtonit, ne SHBA. Nje nga te vdekurit ishte drejtuesja e nje prej trenave.

Goditja ndodhi mes mjeteve te linjes se kuqe ne afersi te stacionit te “Fort Tottem”. Impakti ishte aq i forte sa motori i nje prej mjeteve eshte ngritur dhe mbivendosur tek treni tjeter.

Autoritetet e konsideruan kete ngjarje si me te renden ne historine e “Metropolitan Area Transit”.

“Eshte skena me e tmerrshme qe ju mund te imagjinoni”, thote perfaqesuesi i policise, major Adrian Fenty.

Shtatedhjete e gjashte vete u plagosen ku dy prej tyre ne gjendje te rene per jeten.

Top Channel