Makine e ndertuar me fruta-perime?

22/06/2009 11:10

Shkencetaret angleze kane arritur te ndertojne nje makine me fruta, perime dhe produkte te tjera te konsumueshme njerezore dhe e kane quajtur ate “Green car”.

Fibrat e sistemit te kontrollit jane te ndertuara  nga perpunimi i karrotave, trupi dhe baza e makines te ndertuara me patate, ndenjeset prej soje dhe motor biodiesel.

“Ne ishim te afte te ndertonim nje ‘Green Motor’ per nje makine gare. Nese ne do te arrijme te heqim dore nga nafta dhe produktet e saj ose  te perdorim produktet e metanit do te ishte fantastike”- tha James Meredith, menaxheri i projektit “WorldFirst Team” nga “Warwick University” ne Coventry te Britanise se Madhe.

Makina nuk eshte akoma gati per nje gare ne “Formula 3” pasi duhet te testohet njehere ne ngjitje dhe per shkak te motorit te saj me lubrifikant biologjik.

Top Channel