“Forbes”: Ja 5 hotelet me luksoze

19/06/2009 09:25

Doni te beni ndonje cmenduri qe kushton 27 mije euro ne nate? Prenotoni Penthouse Suite ne Hotel Martinez ne Kane, te cilin revista amerikane “Forbes” e ka klasifikuar ne krye te top 5 hoteleve me te shtrenjte ne bote.

Kundrejt kesaj shifre mund te shijoni dy hamame private, nje saune dhe nje tarrace me pamje panoramike ne det, pa harruar dy dhoma gjumi, sallonin, dhomen e ngrenies dhe garderoben qe kompletojne apartamentin luksoz.

Sikur te mos mjaftonte, hoteli disponon edhe nje plazh te madh privat.

Nese cmenduria juaj kerkon mijera drita te New York, askund nuk eshte me mire se Four Season Hotel, e sidomos legjendarja Ty Warner Penthouse Suite. Ne kete rast, mund te kurseni, duke qene se vlera shkon ne 25 mije euro ne nate, per nje ambient rreth 400 metra katrore, qe ofron nje pamje 360 grade ne Manhattan. Po ashtu keni sherbimin e nje maxhordomi, te nje trajneri personal dhe nje shoferi.

Po me te njejten shifer mund te kaloni nje nate te paharrueshme edhe ne Royal Penthouse Suite ne Hotel President Wilson ne Gjeneve. Atje ka nje ashensor privat, telekamera sigurie, dyer dhe dritare te blinduara dhe ‘panic button’ prane shtratit, nese vertete jeni paranojake.

Nese jeni me te qete mund te argetoheni me nje ndeshje bilardoje, pak muzike klasike, pa harruar pamjen e mrekullueshme te Gjeneves.

Ndersa kush kerkon plazh dhe e ka portofolin e fryre mund te shkoje ne Royal Villa ne Grand Resort Lagonissi te Athines ne Greqi, ku per 24.600 euro ne nate, mund te keni nje maxhordom, kuzhinier privat dhe duhet vetem te ngrini gishtin per t’ju ardhur ne moment pija qe deshironi. Nje pianist do te mendoje per t’ju krijuar atmosferen e duhur romantike.

Jeni tipa aktive? Mos u shqetesoni, sepse Vila ju ofron edhe dy pishina, nje palester dhe sigurisht nje plazh ekskluziv.

Ne vendin e peste eshte Presidential Suite ne Hotel Cala te Volpe ne Bregun e Kalter. Per me pak se 20 mije euro ne nate, do t’ju ofrohen tri dhoma gjumi me nga nje banjo secila, nje pishine me uje te kripur si dhe nje solar.

FOTO GALERI
1/5
Penthouse Suite ne Hotel Martinez ne Kane

Top Channel