Hapesire, zbulohet ylli “magnet”

17/06/2009 19:20

“Gjahtaret” e hapesires kane zbuluar nje yll te ri shume interesant qe hyn ne kategorine e yjeve “magnetar”.

Ky yll perbehet nga neutrone dhe ka nje fushe magnetike shume te fuqishme. Zbulimin e ka bere nje grup nderkombetar astronomesh nga Italia dhe Holanda duke e publikuar ne revisten “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”.

Per kete zbulim eshte perdorur teleskopi “Xmm-Newton Integral”. “Magnetar” jane yje shume te rralle qe kane nje fushe magnetike 100 mije miliarde me te fuqishme se Toka jone. Nese nje i tille do te ndodhej ne rrugen mes Tokes dhe Henes, atehere planeti jone tashme do ishte bashkuar me satelitin.

Ylli ndodhet rreth 15 mije vjet drite larg nga Toka dhe eshte quajtur Sgr 0501+4516. “Ekzistojne dy tipe te tille yjesh; pulsuesit X dhe perseritesit gamma soft. Keta te fundit nuk jane zbuluar me qe prej 10 vjetesh pasi jane vertete shume te rralle por edhe nese zbulohen duhet te jesh me shume fat”, shprehet astrofizikanti Gianluca Israel.

Top Channel