ABC: Ja, 10 udhetimet me terheqese ne bote

17/06/2009 11:30

Rrjeti amerikan ABC ka klasifikuar 10 udhetimet me spektakolare te botes qe nuk duhen humbur ne asnje menyre. Vec pamjeve fantastike ato ofrojne edhe nje histori nga pas.

Rruga e Karakorum qe lidh provincen perendimore kineze Xinjiang me Islamabadin, kryeqytetin pakistanez, eshte nje prej udhetimeve qe nuk duhet humbur.

Ajo eshte rruga me e larte ne bote qe arrin maja qe kalojne 4600 metrat.

Nje tjeter rruge fantastike eshte ajo qe lidh Kajron me Kharga-n, oazi me lindor egjiptian ne shkretetiren libike. Gjate kesaj rruge has 5 oaze te mrekullueshem, mes te cilave ate te Bahariya, i njohur per thesaret arkeologjike.

Grand Canyon ne Las Vegas eshte nje tjeter udhetim fantastik. Nje spektakel qe vjen si pasoje e nje fenomeni natyror. Pasi vizitohet parku kombetar i Grand Canyon dhe pershkohen territore te jashtezakonshme, rruga te con deri ne Las Vegas, ne qytetin e mekatit.

Rruga e veres ne Alsazia, eshte po ashtu shume e njohur dhe nuk duhet lene pa u vizituar.

Nder te tjera jane Brigjet Dalmate, Savannah Way dhe bukurite irlandeze, udhetimet afrikano-jugore dhe indiane si dhe plazhi Highway.

Top Channel