Pakete turistike? Martese lesbo dhe fekondim

16/06/2009 11:15

Te kalosh pushime fantastike ne Spanje, shoqeruar me nje martese lesbo dhe fekondim te perfshira ne cmim?

Kjo eshte oferta unike, e ideuar nga “Rainbow Travel” agjencia e udhetimeve te specializuara per gay dhe lesbike, ne bashkepunim me kliniken e fertilitetit “Bernabeu”, ne Alicante.

Mes ofertave speciale eshte nje pakete-pushimesh qe perfshin prenotimin ne hotel prane detit Mesdhe, udhetime me jaht, trajtime bukurie, organizime te martesave lesbike dhe ne fund “nje kalim” ne kliniken mjekesore per t’iu nenshtruar inseminacionit artificial ose fekondimit te vezeve me ane te ndihmes se nje dhuruesi.

“Vume re nje rritje te numrit te grave angleze, te cilat vijne ne kliniken tone”,thote doktor Rafael Bernabeu, drejtuesi i klinikes.

Ai siguron se ruhet anonimati per keto lloj nderhyrjesh dhe se mes grave qe vijne per trajtim ka nga ato single po edhe lesbike.

“Ne nuk i pyesim asnjehere klientet tona per preferencat e tyre seksuale, ndaj nuk kemi statistika te qarta per kete fenomen. Klientet vijne vetem ose te shoqeruara me partneret e tyre”, thote doktori.

Top Channel