Doni te humbisni peshe? Hani mengjes

15/06/2009 13:30

Kerkon te humbasesh peshe? Nese anashkalon mengjesin mund t’i thuash lamtumire objektivit.

Keshtu thone kerkuesit e Imperial College te Londres, ne nje studim te prezantuar ne kongresin e pervitshem te Endocrine Society, ne Washington.

Mengjesi eshte nje pjese thelbesore e te ushqyerit ne menyre te ekuilibruar.

Nese nuk konsumohet nje mengjes i pershtatshem atehere ka rrezik te kalohet ne nje deshire te shfrenuar per te konsumuar ushqime me shume kalori dhe qe jane me pasoja per shtimin ne peshe.

Studiuesit moren nen vezhgim 20 persona, te cileve iu paraqiten imazhe te produkteve me  nivel te ulet kalorik, si sallate, fruta e peshq dhe produkte te tjera me shume kalori si embelsira, cokollata dhe piza.

Ne trurin e atyre qe nuk kishin konsumuar mengjes, pati nje aktivizim te larte te zones se deshires, kur pane fotot e embelsirave.

Ndryshe ndodhi me ata qe kishin ngrene mengjes, te cilet ishin me pak te uritur dhe rrjedhimisht me te kujdesshem me ate qe donin te hanin ne vazhdim.

Top Channel