Curri gjithnje e me prane Standard Liezhit

15/06/2009 08:40

Debatik Curri eshte gjithnje e me prane skuadres belge Standard Liezh. Lajmi eshte konfirmuar dje nga “Extra Football”, sipas te cilit e ardhmja e mbrojtesit Onievu nuk eshte ende zyrtare, skuadra ne fjale ka individualizuar te mbrojtesi i Kombetares shqiptare, Debatik Curri, zevendesuesin ideal.

Kosovari, i cili luan ne kampionatin ukrainas ne radhet e Vorskla Poltaves, konsiderohet si nje lojtar me potencial te madh dhe i domosdoshem per skuadren belge. “Extra Football” e sqaron se nuk behet fjale per nje yll futbolli, por per nje njeri thuajse te panjohur, i cili do t’i bente shume pune Standard Liezhit ne krahun e majte te mbrojtjes, por ai mund te luaje edhe ne qender te repartit difensiv.

Mbrojtesi i majte i Shqiperise luan qe prej vitit 2005 me Vorskla Poltavan, ku vetem pak dite me pare fitoi Kupen e Ukraines ne finalen kunder Shaktjor Donjeckut. Kontrata, qe e lidh ate me skuadren ukrainase, skadon ne dhjetor te 2009-es. Ne 56 takime me kete skuader ka shenuar 10 gola, gje qe mund te konsiderohet si nje rekord i mire per nje mbrojtes. Ne ditet ne vazhdim mbetet te shihet nese do te konfirmohet kjo tratative

Top Channel