Transferimi i Canes tek Marseja, i rregullt

14/06/2009 09:55

Akuzat ndaj Agim Canes jane nje farse dhe gjithcka eshte e sajuar.

Ky eshte reagimi i avokatit te babait-menaxher te mesfushorit te mirenjohur, Lorik Cana, i cili akuzohet se ka perdorur praktika te paligjshme dhe kercenime ne vitin 2005, periudhe kur kuqeziu u transferua nga PSG tek Olimpik Marseja.

 Oliver Martin, perfaqesuesi ligjor i familjes Cana deklaroi: “Marreveshja ndermjet Agim Canes dhe menaxherit Monga u aprovua nga federata. Eshte normale qe i ati kujdeset per interesin e djalit te tij, pasi nga Loriku varet e gjithe familja. Kercenimet? Nuk jane aspak te verteta. Eshte nje skenar i pergatitur nga Mutier dhe Peku, te cilet akuzohen nga drejtuesit e klubit parizien dhe tifozet, si shkaktaret qe ia ‘dhuruan‘ mesfushorin armiqve nga Marseja. Dy klubet kishin shume kohe qe bisedonin rreth transferimit te Lorikut”.

Top Channel