Kupa e Konfederatave, Kanavaro ne dyshim

13/06/2009 14:25

Kombetarja italiane e futbollit eshte grumbulluar ne Irene te Afrikes se Jugut ku edhe po ben pergatitjet per ndeshjen e radhes me Shtete e Bashkuara te Amerikes e vlefshme per Kupen e Konfederatave.

Pervec Fabio Kanavaro i cili ka nje demtim te lehte, te gjithe lojtaret e tjere i jane nenshtruar programit stervitor normalisht. “Po e monitorojme cdo dite gjendjen e Kanavaros” – eshte shprehur mjeku i kampioneve te botes Enriko Kastelaci.

Shpresat per aktivizimin e kapitenit ne ndeshjen me SHBA jane te pakta pasi tekniku italian Marcelo Lipi nuk kerkon te rrezikoje duke e aktivizuar ate pa u sheruar plotesisht.

Top Channel