Jo, testeve te inteligjences per femijet gjeni

12/06/2009 09:05

Eshte vetem dy vjec e gjysme dhe niveli i saj i inteligjences eshte 160. E njejta QI e Bill Gates dhe Stephen Hawking.

Karina, vajza qe jeton ne Guildford, ne Angli ka nje pikavarazh mbi normalen e vendasve te saj qe e ben ate nje femi gjeni.

E ema Charlotte e kishte pikasur qe vajza kishte nje inteligjence mbi te tjeret, por gjate nje programi televiziv per femijet gjeni kishte kuptuar se e vogla Karina ishte shume e vecante.

Karina tashme ka nje te ardhme te madhe, po ende nuk dihet se ne c’fushe.

Megjithate jane vete femijet, te cilet duhet u rritur duhet te vendosin per te ardhmen e tyre dhe prinderit nuk mund dhe nuk duhet qe t’i imponojne.

Para se te jene femije gjeni, te vecante, superinteligjente ata jane vetem femije, qe kane nevoje per lojerat, deshirat dhe menyrat e tyre te te jetuarit.

Psikiatret jane po ashtu kunder imponimit te femijeve per te kryer testin e inteligjences.

“Nuk eshte momenti i duhur qe femije te vegjel t’i nenshtrohen testit”, thone psikiatret.

Top Channel