Diete e shendetshme per spermatozoidet

10/06/2009 10:40

Meshkujt qe ndjekin nje diete te pasur me fruta, zarzavate dhe antioksidante kane spermatozoide me te shendetshem.

Keshtu thuhet ne nje studim te publikuar nga revista e specializuar “Fertility and Sterility”.

Kerkuesit spanjolle te Universitetit te Murcia-s kane krahasuar meshkuj te cilet konsumojne ushqim te zakonte dhe te tjere qe ushqehen me fibra, vitamina C, pak yndyrna dhe proteina. U vu re se keta te fundit kishin spermatoizide me te shendetshem.

Ende nuk eshte kuptuar se nga vjen e gjitha kjo, por nje ushqim i kontrolluar dhe i duhur, jo vetem mbron organizimin nga diabeti, kolesteroli i larte apo hipertensioni, po ndihmon edhe shendetin riprodhues.

Top Channel