Kine, kompjuterat me filtra censurimi

09/06/2009 19:50

Qeveria kineze ka njoftuar gjithe furnizuesit me kompjutera te destinuar per tregun kinez qe t’i pajisin aparatet me nje filter te posacem qe nuk lejon hapjen e faqeve te ndaluara ne Kine.

Ky urdher ka ngjallur reagimin negativ te prodhuesve, te cilet mendojne se instalimi i ketij filtri ne kompjutera mund te shkaktoje bllokime ne sistem duke e ekspozuar me shume ndaj sulmeve. Prodhuesi amerikan, Hewlett-Packard qe mban peshen me te madhe te tregut kinez, ka deklaruar se po bisedon me qeverine per te gjetur nje zgjidhje ne menyre qe edhe perdoruesit te ngelen te kenaqur nga keto produkte.

Fale ketij ligji, qeveria kineze do fitoje me shume fuqi fale censures virtuale ne cdo cep te vendit. “Qellimi i kesaj inisiative eshte mbrojtja e te rinjve nga faqet e rrezikshme te internetit”, shprehet nje zedhenes i qeverise se Pekinit. Nderkohe, krijuesi i filtrit “Jinhui Computer System Engineering Co” e ka pagezuar shpikjen e tij me nofken “Green Dam-Youth Escort”.

 

Top Channel