Ki Moon: Situata ne Irak eshte permiresuar

09/06/2009 17:45

Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon ka deklaruar se situata e sigurise ne Irak eshte permiresuar gjate vitit te kaluar, por mbeten serioze kercenimet qe vijne nga grupet militante me qellim te provokimit te dhunes sektare.

Ne nje raport per Keshillin e Sigurimit, Ki Moon tha se zyrtaret irakiane kane bere te ditur se forcat lokale te sigurise jane te gatshme te marrin persiper pergjegjesite e forcave nderkombetare te udhehequra nga Shtetet e Bashkuara.

Por, kreu i OKB-se theksoi se forcat e armatosura kundershtare, si Al Kaeda dhe ekstremiste te tjere, vazhdojne te tregojne se kane kapacitete per te kryer sulme te fuqishme.

Ki Moon pranoi se procesi i pajtimit ne Irak mbetet “i ndjeshem”, por u beri thirrje irakeneve qe t’i mos dorezohen frikes ose hakmarrjes dhe ne vend te kesaj se bashku t’i zgjidhin ceshtjet ne fushen politike, elektorale, ekonomike dhe shoqerore.

Top Channel