Gates, tur ne Evrope per Afganistanin

09/06/2009 17:35

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates ka nisur sot nje tur ne Evrope, ku do te marre pjese ne bisedimet me perfaqesuesit e vendeve anetare te NATO-s.

Ne takimin qe do te zhvillohet te merkuren ne Mastriht, Gates do ta vere theksin tek situata ne Afganistan, ku pritet te kerkoje ndihmen e aleateve te Aleances.

Nderkohe, te enjten zyrtari i larte amerikan do te qendroje ne Bruksel, ku do te diskutoje me ceshtje te ndryshme me ministrat e Mbrojtjes te vendeve anetare.

Pritet qe ne kete mbledhje ministrat te mbeshtesin planet per reduktimin e trupave te NATO-s ne Kosove nga 15 mije ne 10 mije.

Top Channel