Air France, avionet prej sot me sensore te rinj

09/06/2009 14:05

Revolucion ne kompanine Air France pas tragjedise ajrore qe i kushtoi jeten 228 personave ne ujerat e Oqeanit Atlantik.

Prej sot te gjithe avionet Airbus A330 dhe A340 do te udhetojne me te pakten dy ‘pitot’ te rinj, te cilet masin shpejtesine.

Sipas hetimeve te deritanishme dyshohet se shkak per aksidentin e 31 majit te kete qene pikerisht mosfunksionimi i sensoreve te shpejtesise, qe ka sjelle me pas edhe problemet me avionin.

Trupa viktimash vazhdojne te nxirren nga ujerat e Oqeanit, nderkohe qe operacionet e marines franceze dhe asaj braziliane nuk kane ndalur.

Top Channel