Zgjedhjet BE, 7.5 milione belge ne votime

07/06/2009 20:45

Rreth 7.5 milione belge, nga te cilet afro 15 mije shqiptare, u jane drejtuar kutive te votimit per te zgjedhur 22 perfaqesuesit e tyre ne Parlamentin Evropian.

13 eurodeputet zgjidhen nga rajoni i Flandres ku flitet gjuha holandeze, 8 nga rajoni frengjisht-foles i Wallonise dhe 1 perfaqesues nga krahina gjermano-folese.

Qendrat e votimit qendrojne hapur deri ne oren 22 te mbremjes.

Votimi eshte i detyrueshem dhe gjoba varion nga 27 ne 1200 euro, ne varesi te justifikimit ne rast te mosvotimit.

Per nivelin evropian kandidon me te gjelbrit dhe Nermin Kumanova 28 vjecarja me origjine shqiptare.

Nderkohe belgjika perballet dhe me zgjedhjet rajonale te cilat besohet te ndryshojne paraqitjen politike te vendit.

Per nivelin rajonal kandidojne dy shqiptare, Ahmet Gjana per Partine Socialiste dhe Valon Basha per Kristian Demokratet.

Humbje te medha, anketat parashikojne per Partine Socialiste si ne Bruksel dhe ne rajonin e Wallonise.

Ne keto dy rajone, pritet te kryesojne liberalet dhe te gjelberit. Ndersa ne rajonin e Flandres, Kristian Demokratet kane gjasa te marrin 20% te votave.

Kjo fitore do te conte ne perseritjen e kerkeses per autonomi me te madhe te rajonit te Flandres duke rikthyer friken per shperberjen e mbreterise belge.

Top Channel