Somali, vritet drejtori i nje televizioni

07/06/2009 14:55

Eshte vrare sot ne Mogadisho drejtori i nje prej rrjeteve me prestigjoze te informacionit, radio-televizionit “Shabelle”.

Muktar Mohammed Hirabe, 48 vjec u vra nga dy atentatore qe i qelluan 5 here me arme zjarri ne zonen e tregut popullor te Bakaros.

Nga atentati ka mbetur i plagosur nje redaktor i televizionit qe ishte bashke me te. Ahmad Omar Hashi, 42 vjec, eshte transportuar menjehere ne spital.

Ne muajin shkurt, Hirabe kishte qene shenjester e nje tentative vrasjeje.

Top Channel